Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, shpall thirrje për programin IPARD 3

Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, sot shpalli paralajmërimin e një thirrje të re për programin IPARD, më saktë për Masën 3 “Investime në mjetet materiale për përpunimin e produkteve bujqësore dhe të peshkut”.

Marketing

Thirrja publike për parashtrimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve financiare nën këtë masë do të shpallet në gjysmën e dytë të dhjetorit të këtij viti.

Nga sot, deri në periudhën tjetër, të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të përfitojnë nga masa “Investime në mjetet materiale për përpunimin e produkteve bujqësore dhe peshkut”, u jepet një periudhë përgatitore prej së paku 30 ditë për mbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm për përpunimin e aplikimit për parashtrimin e kërkesave për shfrytëzim të mjeteve financiare nga Programi IPARD 2.

Kjo masë mundëson investime në ndërtime të objekteve të reja dhe rindërtim të objekteve ekzistuese të përpunimit për produkte të ndryshme bujqësore, furnizimin e pajisjeve moderne për përpunimin e produkteve bujqësore, blerjen e makinerive dhe gjithçka tjetër që nevojitet për modernizimin e prodhimit bujqësor dhe krijimin e produkteve konkurruese me vlerë më të madhe të shtuar.