Ky është shteti që po ndalon përdorimin e telefonave të mençur

Rusia ka miratuar ligjin për të mos lejuar përdorimin e smartphone-ve, të cilat nuk janë të pajisura me software-n Rus.

Marketing

Ky ligj do të hyjë në fuqi në korrik të 2020 ku përveç telefonave përfshihen dhe televizorë dhe çdo pajisje tjetër të inkorporuar me sistemin smart.

Përmes këtij ligji parashikohet lehtësim i të gjithë përdoruesve dhe promovim e teknologjisë ruse.

Në të njëjtën kohë do të vështirësojë dhe shitjen nga kompanitë e huaja nëqoftëse nuk do të pranojnë bashkimin me softëare-n rus. Por kjo ka shkaktuar dhe reagimin e shumë qytetarëve të cilët shprehin se kanë frikë nga përgjimet.
Në parlament është paraqitur dhe lista e plotë e të gjithë pajisjeve të cilat do të ndryshohen.

Rusia ka shtuar shumë dhe kontrollet kombëtare kibernetike në të njëjtën kohë dhe për censurimin e shumë përmbajtjeve.