Kosovarët kanë hapur dyert për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.Aktualisht sipas asaj që kanë treguar vullnetarët kosovarë të cilët ndodhen në zonat e rrezikut në Durrës, mbi 500 shqiptarë kanë ardhur në Kosovë për të gjetur strehim, shkruan lajmi.net.
Grupi i parë i personave ka arritur sot në mëngjes në qytetin e Pejës.
Ndërkaq, në rrjete sociale, media e shumë vende është vërejtur mobilizim i jashtëzakonshëm i shtetasve kosovarë për t’i dalë në ndihmë shqiptarëve.
Të strehuarit në tenda në Thumanë e Durrës thonë se arsyeja më e madhe që ata po kërkojnë strehë në Kosovë, është frika nga goditjet e rradhës së tërmeteve.