Sot kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiku priti në takim kryetarin e Komunës Altinova/Turqi d-r.Metin Oral dhe guvernatori i Komunës Altinova Regaip Ahmet Ozyigit.
U bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Komuna e Studeniçanit dhe Komuna Altinova kanë bashkëpunim në nivel vëllazëror.