Komuna e Gostivarit mbështet me 18 mijë euro të prekurit nga tërmeti dhe shpall tri ditë zie

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-12 12:26:05Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Gostivarit të konvokuar nga kryetari Arben Taravari, këshilltarët komunalë njëzëri sollën vendim për ndarjen e mjete financiare si mbështetje për qytetarët e Republikës së Shqipërisë të prekur nga tërmeti i fuqishëm në Durrës me rrethinë. Lartësia e mjeteve financiare është në vlerë prej 1.084.500 denarë nga të cilat 184,500.00 denarë si materiale ndërsa pjesa tjetër si mjete financiare.

Marketing

Duke shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjarëve të atyre që humbën jetën dhe duke u dëshiruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve, kryetari Taravari shpjegoi se mjetet e destinuara për dekorim të qytetit për festat e fundvitit, do të ridestinohen për këtë qëllim.

Krahas kësaj, këshilltarët njëzëri miratuan edhe vendim për shpallje tri ditë zie, si dhe vendim për formimin e Shtabit të emergjencës për transportimin e ndihmave të grumbulluara për zonat e prekura nga tërmeti.

Anëtar të shtabit të emergjencës do të jenë kryetari i komunës, kryetari i këshillit, sekretari i komunës, drejtorët e ndërmarrjeve publike komunale, komandanti i Stacionit policor dhe drejtori i Shtëpisë së shëndetit.