Protesta të përgjakshme në Irak, 26 të vdekur

Të paktën 26 persona janë vrarë në Irak në një nga ditët më të përgjakshme që nga fillimi i protestave antiqeveritare muajin e kaluar, kanë bërë të ditur mjekët dhe zyrtarët, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Marketing

Të paktën 20 persona vdiqën kur forcat e sigurisë hapën zjarr për të larguar protestuesit nga urat në qytetin jugor Nasiriya.

Katër protestues të tjerë vdiqën në Bagdad dhe dy të tjerë në qytetin Najaf, ku u dogj konsullata iraniane.

Irakianët kanë dalë në rrugë për të kërkuar më shumë punë, luftimin e korrupsionit dhe shërbime më të mira publike.

Ushtria irakene ka njoftuar se po krijon grupe ushtarake për të shuar trazirat.

Komanda ushtarake tha që një njësi emergjente ishte krijuar për të “imponuar sigurinë dhe për të rivendosur rendin”.

Të paktën 350 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur që prej fillimit të trazirave.