Dy këngëtaret me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa, kanë bërë thirrje që të ndihmohet Shqipëria pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të 26 nëntorit.
Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 46 kurse më shumë se 600 persona janë të lënduar.
Rita Ora ka publikuar në profilin e saj në Instagram një link ku mund të jepen donacione për të prekurit nga tërmeti.
Linku : e-albania.al/donate/
Poashtu edhe Dua Lipa në Instagram i ka kushtuar një shkrim festës së 28 nëntorit-Ditës së Flamurit ku përmend edhe gjendjen e rëndë në të cilën po kalon populli shqiptar.
Ajo ka bërë thirrje që në forma të ndryshme të jepen ndihmat.
https://www.instagram.com/p/B5a2CiWBPSu/?utm_source=ig_embed