Trokadero International nis ndihmën për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri

Në Shqipëri tërmeti ka dëmtuar shumë objekte banimi dhe ka shkatërruar lagje të tëra. Për fat të keq, deri tani ka edhe viktima, numri i të cilëve ka shkuar në 49 persona.

Marketing

Qytetarët dhe kompanitë nga Maqedonia, si edhe gjithë rajoni nuk kanë qëndruar duarkryq, sa i përket ndihmave.

Kontingjente të tëra nga Maqedonia janë nisur drejt Shqipërisë.

Një nga këto kompani është edhe Trokadero, kompania nga Tetova. Me iniciativën e Xhevdet Braimit, pronar i kësaj kompanie, për në Shqipëri janë nisur 50 mijë kroasant “Troko” dhe 1200 pije energjike “Diamond”.