Osmani: Kalimi kufitar Llojan-Miratoc,simbol i progresit të bashkëpunimit rajonal

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e koordinatorit të projektit – Kalimi kufitar – Llojan- Miratoc, sot mbajti takim me delegacionin nga Republika e Serbisë kryesuar nga Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Kryetar i Komisionit për kalime kufitare të Serbisë, Miroslav Miliçkoviq.
Tema qendrore e takimit të sotëm është konfirmim i dinamikës dhe aktivitetit për krijimin e kalimit të ri kufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë në lokacionin e përshtatshëm Llojan Miratoc.
“Realizimi i projektit – Kalimi kufitar – Miratoc – Llojan, jo vetëm që do të kontribuojë në lehtësimin e transportit, shkëmbimit dhe komunikimit në përgjithësi, do të paraqet edhe aktivitet të rëndësishëm politik, në drejtim të realizimit të angazhimeve të shënuara edhe në Iniciativën e bashkëpunimit rajonal, me qëllim të realizimit të të a.q. Konektiviti agjendë të Procesit të Berlinit, e gjithë kjo në drejtim të avancimit të marrëdhënieve fqinjësore si vlerë autentike evropiane të të dy vendeve”- theksoi Osmani. Në këtë kontekst ai potencoi se në fazën përfundimtare sigurimi i 2,5 milion eurove të para, donacion nga ana e Qeverisë Norvegjeze në kuadër të projektit Nordik UNOPS për realizimin e këtij projekti.
Gjatë bisedës bashkëbiseduesit bashkërisht u zotuan për avancimin e kësaj iniciative në një nivel më të lartë, dhe në vend të kalimit lokal, siç ishte paraparë më herët, projekti Llojan- Miratoc të implementohet në përgjithësi si kalim kufitar ndërkombëtar, i cili do të paraqet përfitim jo vetëm për qytetarët e komunave kufitare, por edhe për gjithë qytetaret e dy vendeve përmes përshpejtimit dhe lehtësimit të komunikimit të ndërsjellë.

Marketing