Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska u kërkoi sot deputetëve të bëjnë interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për falje që do të ndalonte që Gjykata Kushtetuese të rikthej faljet e diskutueshme të ish-Presidentit Gjorge Ivanov, me të cilën mund të shpëtojnë të gjithë të akuzuarit dhe të dyshuarit nga PSP.
“Çdo ditë ne jemi dëshmitarë të përpjekjeve për t’iu shmangur drejtësisë. Këto përpjekje varrojnë nga vonesa të përsëritura deri në fillimin e procedurave para Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar nenet e Kodit Penal, dhe tani në Aktin e Faljes. Qëllimi është të arrihet ndëshkimi për veprat penale që ishin objekt i PSP-së, ndërsa tani janë transferuar në Prokurorinë Publike. Me hapjen e procedurës së djeshme të Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e nenit 11-a të Ligjit për falje paraqet një rrezik të madh për procedurat për materialet e përgjuara”, tha Deskoska, pa paragjykuar se cili do të ishte vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese.Ministrja tha që ministria gjithashtu do t’i propozojë Qeverisë që të kërkojë interpretim autentik nga Kuvendi, dhe ata mund ta bëjnë këtë menjëherë.