“Kënga Magjike” nuk anulohet, Gjebrea: Me të ardhurat, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë

Të shtunën do të mbahet finalja e festivalit “Kënga Magjike”.
Producenti i këtij festivali, Ardit Gjebrea, përmes një njoftimi bëri të ditur se ky festival nuk është anuluar për një aryse.

Marketing

Ai tha se me paratë e fituara nga biletat, do të ndërtohet shtëpia e familjes Caci në Thumanë, ndërsa artistët nuk do të këndojnë për garë, por për art dhe kontribut.
“#kendojpertendertuar

Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë.
Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!

Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë. #tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi”, ka shkruar ai.