Emery u drejtohet tifozëve pas shkarkimit: Ishte nder i madh për mua

Unai Emery ka lënë një mesazh emocionues për tifozët e Arsenal.
Trajneri spanjoll është shkarkuar sot nga pozita e trajnerit tek Arsenal, pas disa rezultateve negative që përcollën skuadrën, transmeton lajmi.net.
Gjatë mbrëmjes, Emery ka lëshuar një mesazh për të gjithë tifozët e Arsenal, ku ndër të tjerash ka thënë se ishte nder për të që të punonte në këtë skuadër.

Marketing

“Ka qenë një nder i madh për mua që isha trajner i Arsenal. Për të gjithë tifozët, dua t’iu falënderoj nga thellësia e zemrës sime që më ndihmuat të kuptoj dhe të ndjejë madhështinë e Arsenal. Për të gjithë ju që na përkrahët ne nga secili kënd i botës, të gjithë ju që erdhët në ‘Emirates’, të gjithë ju që pritët në shi vetëm që të më përshëndetni pas ndeshjes. Dua t’iu them të gjithëve se kam punuar me pasion, me përkushtim e vendosmëri.”

“Nuk do kisha dashur më shumë sesa të arrija rezultate më të mira për ju. Gjithashtu dua të dërgoj një mesazh për të gjithë të punësuarit në Arsenal, për mënyrën si më trajtuan. Madhështia e Arsenal është në secilin sektor, të punësuar, ekzekutiv, asistent e vullnetar.”

“Në mënyrë të veçantë, dua të nënvizojë Ivan Gazidis, i cili më mirëpriti në skuadër, dhe Raul Sanllehi, Edu dhe Vinai Venkatesham për respektin e tyre dhe ndihmën. Deri në minutën e fundit unë jam trajtuar me respekt dhe sinqeritet. Dhe sigurisht, unë dërgoj falënderime të sinqerta për familjen Kroenke, për besimin e tyre.”

“Ka qenë një vit e gjysmë me shumë emocione, momente të mëdha dhe disa të hidhura, por asnjë ditë nuk ka shkuar pa menduar se sa me fat jam që punojë me këtë klub dhe këta lojtarë profesionistë. Ata kanë nderuar fanellën që veshin. Ata meritojnë suport. Kam eksperiencë në futboll, por kam shijuar dhe mësuar shumë në Angli, Premierligë, rreth respektit për profesionistët dhe për pastërtinë në futboll.”

“Lutjet e mia më të mira, gjithmonë. COYG” ka shkruar Emery.
Emery tashmë do të jetë në kërkim të një skuadre të re, pas aventurës së mbyllur me Arsenal.