Lanë pas 6 jetimë, çfarë vendosi Rama për dy vëllezërit kosovarë

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, Rama nuk i ka përjashtuar nga vendimi i Qeverisë së Shqipërisë, lidhur me akordimin e nje shume prej 1 milione lekesh te reja per familjet e viktimave te termetit tragjik ne vendin tone, as familjen e dy vëllezërve nga Kosova.

Marketing

“Projektvendimi që lidhet përsëri me përkrahjen sociale dhe financiar të familjeve të viktimave është projektvendimi që ka të bëjë me akordimin direkt të një përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja për çdo familje dhe patjetër për përballimin e shpenzimeve të varrimit.

Secila prej familjeve të vëllezërve Abazi nga Kosova do të marrë të njëjtën përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja nga ky vendim i qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Besoj që jemi dakord”, deklaroi Rama.

Shemsedin Abazi, 32 vjeç dhe Isah Abazi, 29 vjeç humbën jetën pas shembjes së hotelit “Tropikal” në Durrës.