Shorti për EURO 2020, Kosova mëson sot kundërshtarët në rast kualifikimi

Sot (e shtunë) tërhiqet shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, që në vitin 2020 do të organizohet në 12 shtete.

Marketing

Në qytetin e Bukureshtit në Rumani, do të jenë sytë e gjithë futbolldashësve, ku do të përcaktohen grupet për turneun më të rëndësishëm të futbollit për vitin e ardhshëm.

20 kombëtaret që tashmë janë kualifikuar dhe katër që pritet ta bëjnë përmes Play Off të Ligës së Kombeve, do të mësojnë rivalët e tyre të fazës së grupeve.

Një vend në EURO 2020 mund ta sigurojë edhe Kosova që në kualifikueset e para, dhe larg asaj është vetëm dy ndeshje.

Kosova për të siguruar EURO 2020 duhet të mposht fillimisht Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale, dhe në finale fituesin e takimit Gjeorgji – Bjellorusi.

UEFA tashmë ka bërë ndarjen në vazo, dhe ‘Dardanët’ në rast kualifikimi do të jenë pjesë e vazos së katërt.

Sipas ndarjes së UEFA-s, Kosova në fazën e grupeve në EURO 2020, mund të jetë në grupeve C dhe F.

Dy vendet e para në grupin C janë Ukraina dhe Holanda, ndërsa në grupin F është i vërtetuar tashmë Gjermania, dhe pjesë e atij grupi mund të jenë shtete si Franca, Polonia, Zvicra, Kroacia, Portugalia, Turkia, Austri, Suedzi dhe Çeki.

GRUPI A (Ndeshjet në Romë dhe Baku)

Itali

Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Finlandë/Uells

GRUPI B (Ndeshjet në Shën Petersburg dhe Kopenhagë)

Belgjikë

Rusi

Danimarkë

Finlandë/Uells

GRUPI C (Ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht)

Ukrainë

Holandë

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off LIga A (vetëm nëse është Rumania) ose fituesi i Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). Nëse Rumania fiton Ligën A, shkon automatikisht në këtë grup, përndryshe këtu përfundon direkt fituesi i Ligës D ku është Kosova dhe skuadra e Ligës A përfundon në Grupin F.

GRUPI D (Ndeshjet në Londër dhe Gllasgou)

Angli

Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off Liga C (Skoci/Norvegji/Serbi/Izrael)

GRUPI E (Ndeshjet në Bilbao dhe Dublin)

Spanjë

Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off Liga B (Bosnjë Hercegovinë/Sllovaki/Irlandë/Irlandë e Veriut)

GRUPI F (Ndeshjet në Mynih dhe Budapest)

Gjermani

Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off Liga A (Islandë/Bullgari/Hungari/Rumani) ose Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). Nëse Rumania nuk fiton Ligën A, atëherë fituesi i saj përfundon direkt në këtë grup. Në rast suksesi të rumunëve, këtu kalon skudra e Ligës D.