Më datë 01.12.2019 rreth orës 00:35 në polici është lajmëruar se është shtënë me armë zjarri në Hotelin “Aleksandar Palace” në bulevardin 8 shtatori.
Deri sa në restorant po qëndronin pesë persona E.I (1998) E.I (1994), O.B (1984) K.I (1978), L.Q (1994). Pesë personat të armatosur me armë zjarri, me gjasë pushkë automatike dhe dhe pistoleta, me maska të të zeza dhe të kuqe në kokë, pasi kanë dalë nga makina e tipit Tuareg kanë hapur zjarr në drejtim të restorantit ndërsa tre tre prej tyre kanë hyrë në hotel duke brohoritur “policia, policia” kanë filluar të shtiejnë me armë zjarri dhe kanë lëshuar vendin e ngjarjes me makinat të tipit Tuareg dhe Porsche.
Në momentin e të shtënave në restorant, një person (policë) ka përdorur armën e tij zyrtare duke gjuajtur rreth 11 plumba projektil drejt autorëve duke thënë se ai është polici. Nuk ka të lënduar. Janë dëmtuar xhamat e objektit ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja nga pushka automatike dhe pistoleta.