Vedat Muriqi pësoi një lëndim që bëri lojtari t’i humbte dy ndeshjet vendimtare të Kombëtares së Kosovës.
Muriqi ishte mungesa e madhe në ndeshjet kundër Republikës se Çekisë dhe Anglisë, në eliminatoret e Euro 2020 për Kosovën.
Thuhej se lojtari do të mungonte rreth gjashtë javë, por ai është kthyer dje për t’u aktivizuar me Fenerbahce.
“Kam pasur dhimbje të lehta, por më e rëndësishme është që luajta. Për ne sulmuesit nëse kontribuojmë për golat e skuadrës është shumë e mirë”, ka thënë Muriqi.
“Për tu shëruar 100% nga lëndimi nevojitet një kohë më e madhe, mirëpo dëshira ime e madhe ishte të jem në fushë për këtë takim”, shtoi kosovari.
Muriqi duhet të punojë akoma shumë për të tejkaluar lëndimin që po e pengon. Shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e marsit, që Kosova e luan kundër Maqedonisë Veriore.