Alsat mëson së gjurmët e të shtënave pas mesnatës në Hotelin Aleksandar Palas të çojnë në Haraçinë. Sipas burimeve tona, një makinë e djegur e tipit Tuareg, në të cilën ka pasur dy pushkë automatikë është gjetur në afërsi të fshatit Haraçinë. Përndryshe, rreth orës 8:30 është raportuar se në parkingun përball hotelit Aleksandar Palas nga përplasja me armë është dëmtuar një makinë e tipit Fiat.
Ndryshe, sot pas mesnate në polici është lajmëruar se është shtënë me armë zjarri në Hotelin “Aleksandar Palace” në bulevardin 8 shtatori. Deri sa në restorant po qëndronin pesë persona E.I (21) E.I (25), O.B (35) K.I (41), L.Q (25). Pesë personat të armatosur me armë zjarri, me gjasë pushkë automatike dhe dhe pistoleta, me maska të të zeza dhe të kuqe në kokë, pasi kanë dalë nga makina e tipit Tuareg kanë hapur zjarr në drejtim të restorantit ndërsa tre tre prej tyre kanë hyrë në hotel duke brohoritur “policia, policia” kanë filluar të shtiejnë me armë zjarri dhe kanë lëshuar vendin e ngjarjes me makinat të tipit Tuareg dhe Porsche. Në momentin e të shtënave në restorant, një person (policë) ka përdorur armën e tij zyrtare duke gjuajtur rreth 11 plumba projektil drejt autorëve duke thënë se ai është polici. Nuk ka të lënduar./Alsat