Tërmetet/Kryqi i Kuq: Janë mbledhur 83.749 euro

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon të monitorojë dhe realizojë aktivitetet për viktimat e tërmetit që preku Shqipërinë.
Kryqi i Kuq deri më 30.11.2019 me mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive Immoreks Makedonija SHPK, Gemak Trejd, Parkland, Banka Komerciale SHA Shkup, Shoqata e Pensionistëve Labu47, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe Organizatat Komunale të Kryqit të Kuq dhe një pjese të estradës muzikore, përmes llogarisë së Fondit të Solidaritetit dhe numrave të telefonit për donacione deri më 02.12.2019 ka mbledhur mjete financiare në vlerë prej 5.154.730 denarë ose 83.749 euro.
Njëherësh ju kujtojmë se në dispozicion janë numrat e telefonit për donacione për përdoruesit e Telekomit të Maqedonisë 143 400 dhe për përdoruesit e A1 Maqedonia 143 400 ku me një thirrje nga çdo operator mund të dhuroni 100 denarë.
Personat dhe kompanitë e interesuara mund të dhurojnë gjithashtu përmes llogarisë së Fondi të Solidaritetit 300000001327966.
Qytetarët e vendeve të tjera mund të dhurojnë përmes:
NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIA
BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, NORTH MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228

Marketing