Në suaza të procesit të filluar të vlerësimit të dëmeve të infrastrukturës në rajonin e goditur nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë, Komuna e Çairit për të asistuar këtë proces ka dërguar ekipin e saj të arkitektëve dhe inxhinierëve: Arben Reçica, Amir Ahmeti dhe Xhavit Gashi.Kete e ka bere te ditur kreu i komunes Visar Ganiu. Sipas tij,
ata do të qëndrojnë atje për 5 ditë dhe bashkë me ekipet operative të shteteve tjera do të përkujdesen për analizë objektive të gjendjes aktuale dhe me këtë mbrojtjen e qytetarëve të kësaj zone.