Haziri la punën që të kujdeset për djalin e tij me aftësi të kufizuar

Në vendin tonë janë një numër i madh i fëmijëve me aftësi të kufizuar, derisa ka të tillë që jetojnë në gjendje mjaftë të rëndë ekonomike.

Marketing

Shumë fëmijë anashkalohen nga shoqëria, e disa të tjerë mohohen edhe nga vet prindërit e tyre, pikërisht për shkak të mentalitetit, shkruan Indeksonline.

Por, Hazir Mehmeti, është krenar dhe mjaftë i lumtur që Zoti atij dhe bashkëshortes së tij ua fali, Rijadin, ani pse s’ka qenë aspak e lehtë sakrifica që ka bërë për të.
Unicef Kosovo Programme, sjellë një video mjaftë emocionuese, përmes së cilës tregon një histori, por edhe jep një mesazh të fuqishëm për të gjithë prindërit që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar.

Haziri ka edhe dy fëmijë të tjerë, Rinorin dhe Rinesën, por Rijadi mbetet dhurata më e bukur, pasi që ai ia fali epitetin baba për herë të parë.

“Momenti më i lumtur i jem ka qenë kur ka lindur Rijadi. Nëna nuk e ka dit që ai është me aftësi të kufizuara, edhe po ta dinte, dhurata më e bukur është që ai na ka bërë prindër.
Sfida më e madhe e imja ka qenë shkollimi i Rijadi se nuk e kam dit qysh kanë me prit fëmijët e tjerë, e kam mëndu ndryshe, por ai ka qenë gjithmonë me të tjerët i hareshëm dhe i ka bërë të gjithë për vete”, thotë Haziri.

Ai shton tutje se është shumë krenar dhe i lumtur që kam arrit me rrit një fëmij të kufizuar, ndërsa këshillon të gjithë prindërit që t’i pranojnë fëmijët dhe t’i trajtojnë të barabartë, edhe pse është sfidë më e madhe dhe duhet me punu dhe më shumë se fillimi dhe forca e fëmisë është familja.
Haziri e ka lënë edhe punën për t’u përkujdesur për Rijadin, por falë kësaj sakrifice, Rijadi jo vetëm që ka arritur të jetë i barabartë me të tjerët, ai ka arritur edhe të flas.
“Hej bab, jo kurgjo, veç dashta me të thanë “thanks bab”, janë fjalët e Rijadit, kur Haziri fik dritën dhe i thotë natën e mirë djalit të tij.

Historia e Rijadit dhe babait të tij

"Momenti më i lumtur në jetën time ka qenë kur u lind Rijadi”, thotë Hazir Mehmeti, baba i tre fëmijëve e ndër ta edhe Rijad Mehmetit që jeton me aftësi të kufizuar. Haziri la punën që të kujdeset për djalin e tij Rijadin, për të cilin njihet si përkrahësi më i madh. Ne i themi Hazirit- Faleminderit! <3

Publiée par Unicef Kosovo Programme sur Mardi 3 décembre 2019