Kapet sasi droge në afërsi të aeroportit të Ohrit

Më 02.12.2019 rreth orës 18, në autostradën Ohër-Kërçovë afër fshatit Orovnik-Ohër në afërsi të aeroportit ,në një veturë të pasagjerëve tip “Opel Corsa” me targa të Prilep, e drejtuar nga një 34-vjeçar banor i fshatit Zhitoshe rethi i Prilepit u gjetën pesë qese plastike me lëndë bimore jeshile.

Marketing

Shoferi është arrestuar dhe pasi të dokumentojë plotësisht çështjen policia njofton se ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.Droga e sekuestruar u është dorëzuar ekspertëve të mjekësisë ligjore, raporton SPB-Ohër.(StrugaLajm.com)