Dëmet e tërmetit: Sot shemben dy godina 5-katëshe në Shkozet

Dy ndërtesa do të shemben sot në Shkozet, pas deklarimit të tyre si të pabanueshme.

Marketing

Ministria e Mbrojtjes njofton se efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura po punojnë për shembjen e kontrolluar të 2 objekteve 5-katësh në Shkozet, të klasifikuar si të pabanueshëm nga ekspertët dhe të caktuar për t’u shembur.

“Ditën e sotme 4 dhjetor 2019, efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura po punojnë për shembjen e kontrolluar të 2 objekteve 5-katësh në Shkozet, të klasifikuar si të pabanueshëm nga ekspertët dhe të caktuar për t’u shembur.

Shembja e kontrolluar e objektit të parë është parashikuar të ekzekutohet sot rreth orës 15.00.

Për kohën e shembjes së objektit të dytë, do të njoftoheni më vonë gjate dites”, njofton ministria.