Data për Shkupin dhe Tiranën, Von Der Leyen: Paralelisht metodologjisë, t’u japim shansin

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, nuk e sheh pengesë që paralelisht me ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit të BE-së, Shkupit dhe Tiranës t’i jepet shans për fillimin e bisedimeve. Sipas saj, RMV dhe Shqipëria i kanë kryer obligimet e tyre dhe krahas kësaj, BE duhet të mbajë afër Ballkanin Perëndimor dhe të mos largohet nga projekti i zgjerimit të BE-së me vendet aspirante. Ripërsëriti se mosdhënia e datës për fillimin e bisedime ishte problem strategjik.

Marketing

“Ne kemi kërkuar shumë nga RMV dhe Shqipëria dhe ata kanë realizuar gjithçka dhe i kanë vërë në praktikë dhe për këtë them se është me rëndësi të mbajmë idenë e fillimit të bisedimeve. Gjithashtu vlerësoj idenë legjitime të presidentit francez që të bëhet ndryshim i metodologjisë së zgjerimit, që është gjithçka në rregull. Por, unë qëndroj pas asaj që të bisedohet për ndryshimin e negociatave dhe praktikisht punojmë për ndryshime megjithatë, duhet paralelisht dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sa më herët t’ju japim shans për fillimin e bisedimeve.”,- theksoi kryetarja e KE-së, Ursula Von Der Leyen.

Dhënia e datës për bisedime për RMV-në dhe Shqipërinë do të jetë temë debati edhe të hënën në Këshillin për Punë të Përgjithshme në Këshillin Evropian. Edhe kryetari i Komisionit për Zgjerim, Oliver Varheyli, në paraqitjen e parë zyrtare të tij, e paraqiti të një rëndësie të veçantë mundësinë e fillimit të bisedimeve për dy vendet, para Samitit të Zagrebit.