Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me senatorin Joan – Kristijan Kirtesh, kryetar i Grupit për Miqësi me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin e Rumanisë.
Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje të ngrohtë senatorit Kirtesh dhe theksoi se kjo vizitë është me rëndësi të veçantë për të duke i pasur parasysh marrëdhëniet e përgjithshme të mira ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë e të cilat i karakterizon shkallë e lartë e miqësisë, me dialog politik konstruktiv dhe të hapur të bazuar mbi marrëdhënie partnere dhe respekt të ndërsjellë. Ai e falënderoi Rumaninë për mbështetjen e madhe që ia dha vendit tonë gjatë Samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 dhe gjatë kryesimit rumun me Këshillin e BE-së, kur lobonte që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e BE-së. Në vazhdim, foli për gjendjen aktuale në Republikë e Maqedonisë së Veriut në lidhje me procesin integrues me ç’rast theksoi se edhe krahas mosmarrjes së datës për negociata, ka besim në besueshmërinë e Unionit dhe në kapacitetin e Këshillit për ta njohur momentin dhe për të dhënë dritë jeshile për fillimin e negociatave. Në planin bilateral, u potencua se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe në të ardhme do të kultivojë lidhje miqësore me Parlamentin e Rumanisë, sidomos nëpërmjet intensifikimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, si edhe në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të caktuara. Paralelisht, krahas përforcimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit parlamentar, Kryetari Xhaferi theksoi se dy shtetet duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik, turizmit dhe këmbimit tregtar, si segmente të rëndësishme të jetës shoqërore.
Senatori Kirtesh shprehu kënaqësi të madhe për këtë takim të realizuar, me ç’rast i transmetoi bindjet e kryesisë shtetërore rumune më të lartë për mbështetjen e mëtejshme të integrimit evropian dhe euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sugjeroi se Rumunia edhe më tutje do të kërkojë fuqishëm prej vendeve anëtare të BE-së integrim urgjent të Republikës së Maqedonisë së Veriut në familjen evropiane ku edhe e ka vendin. Gjithsesi se për të marrëveshjet kompromise me vendet fqinje me të cilat u vu fund çështjeve të hapura janë kontribut i madh për rezultatin pozitiv të këtij procesi.
Senatori Kirtesh e shfrytëzoi këtë mundësi për ti drejtuar ftesë Kryetarit Xhaferi për realizimin e një vizite në Parlamentin Rumanisë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.