Presidenti francez Emanuel Makron, pas takimit të liderëve të NATO-s në Londër, pyetjes nga Agjencia MIA pse i bllokoi negociatat me Bashkimin e Evropian për Maqedoninë e Veriut në Tetor, deklaroi se nuk ka qenë i vetëm për këtë vendim. “E pranoj rolin e keq edhe njëherë, nëse njerëzit duan të thonë se vetëm Franca ishte kundër, por Franca nuk ishte e vetme kundër fillimit të negociatave” – u përgjigj presidenti francez.
Makron e përsëriti qëndrimin e Parisit se do të refuzojë çdo hapje të negociatave me vende kandidatë nëse paraprakisht nuk ndodh reforma e procedurës së negociatave.
“Konsideroj se procedura e anëtarësimit është tepër byrokratike, konfuze, nuk është e lexueshme, nuk mund të ndërpritet dhe nuk është relevante. Makron mëtej tha se në tërësi i njeh arritjet e Maqedonisë, duke përfshirë edhe ndërrimin e emrit dhe se bëhet fjalë për një gjest shumë të guximshëm. Por, para çdo hapje të negociatave, thash në mënyrë eksplicite se duhet të reformohet procedura, ajo të jetë reverzibile dhe të mundësojë diferencim, të jetë më politike dhe të shoqërohet nga faza të partneritetit strategjik me investime përkatëse – sqaroi shefi i shtetit francez.
Emanuel Makron pohoi se Franca ka qenë dhe mbetet kundër çdo ndarje nga Shqipëria, siç sqaroi, për shkak të barazpeshës në rajon.