15 milionë euro për Shqipërinë, ndihma nga Komisioni Evropian

Presidentja e Komisionit europian, Ursula von der Leyen premtoi një ndihmë prej 15 milionë eurosh për Shqipërinë e goditur nga tërmeti më i fuqishëm prej dekadash të tëra.
Solidarizimi me vendin tonë në këtë moment të vështirë vazhdon, dhe tashmë po materializohet edhe me ndihma konkrete financiare, përveç asaj që mbërriti më parë në formën e ekipeve të specializuara të kërkim-shpëtimit dhe më tej, të ekspertëve që janë në terren duke verifikuar dëmet strukturore.

Marketing

“BE-ja është në solidarizim të plotë me Shqipërinë me veprime, jo thjesht me fjalë. Ne jemi duke mbështetur tashmë në terren, jemi të angazhuar të ofrojmë edhe më shumë. Deri tani, Komisioni ka ndihmuar në mobilizimin e tre ekipeve të kërkimit me një staf prej prej më shumë se 200 personash nga Italia, Greqia, dhe Rumania. Komisioneri Lenarcic do të udhëtojë drejt Shqipërisë ku do të shohë nga afër gjendjen dhe të krijojë një tablo me të qartë e te plote të gjendjes se ndërtesave te prekura si dhe për një vlerësim të llojit të ndihmës që nevojitet për rindërtimin.
Hapi i parë ndërkohë është që të alokojmë menjëherë nga fondi i fqinjësisë 15 milionë euro në mbështetje të popullit shqiptar”, tha ajo.

Bashkimi Europian, siç shkruante New York Times dy ditë më parë, është vendosur në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar.
Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara po koordinojnë përpjekjet ndërkombëtare në ndihmë të vendit të gjunjëzuar nga fatkeqësia natyrore, thuhet në artikull ku theksohet sesi një ekip I bllokut europian është duke udhëhequr vlerësimin dhe shpërndarjen e ndihmës. Gjashtë shtete anëtare kanë dërguar 50 inxhinierë strukturorë, e të tjerë pritet të mbërrijnë për të vlerësuar dëmet së bashku me homologët vendas.

Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar gjithashtu ka dërguar gjithashtu inxhinierë strukturorë nga departamentet e zjarrfikësve të Kontesë Fairfax dhe asaj të Los Angelesit për të ndihmuar në këtë proces.
New York Times nënvizon mes të tjerash edhe faktin që prokurorët kanë nisur një hetim për ndërtime të mundshme të paligjshme dhe shkelje të rregullave të ndërtimit. Sipas të përditshmes prestigjioze, pikërisht ndërtimet e dobëta, shkelja e kodeve të ndërtimit ndërtesave dhe korrupsioni rreshtohen ndër arsyet kryesore të dëmeve të mëdha që shkaktoi ky tërmet.

Qeveria e Shqipërisë, vazhdon shkrimi, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë financiare dhe asistencë në nivel ekspertësh, duke thënë se nuk është e aftë ta bëjë e vetme një gjë të tillë.
Të enjten, Komisioneri i ri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, i cili e mori detyrën të hënën, pritet të vizitojë Tiranën për të folur rreth planeve të rindërtim