Radev: E ardhmja e NATO-s nuk është aleancë midis prodhuesve dhe klientëve

Presidenti bullgar, Rumen Radev para liderëve të vendeve anëtare të NATO-s theksoi se të ardhmen e Aleancës nuk e sheh si aleate midis prodhuesve dhe klientëve, por si partnerë në të cilët së bashku do ta zhvillojnë sigurinë e tyre, teknologji të larta dhe së bashku do të prodhojnë pajisje ushtarake.

Marketing

“Kam shkaktuar debat për një linjë tjetër që na ndan, ndërsa nuk shqyrtohet aspak, ndërsa ajo është se vendet ndahen në prodhues dhe klientë, blerës”, tha shefi i shtetit bullgar në brifingun e tij përfundimtar pas samitit të Aleancës në Londër.

“Këtu pozitat janë më ndryshe. Nëse je ekonomi e fuqishme dhe me teknologji të lartë, e cila prodhon armë ushtarake dhe pajisje për nevojat e veta dhe për eksport, ku investon në modernizime të gjitha paratë shkojnë në ekonominë tënde, tek njerëzit e tu dhe nuk i nënshtrohen presionit të sistemit social. Por, kur je vend me ekonomi më të dobët dhe nuk e prodhon atë armë, atëherë 100 për qind e shpenzimeve që i jep për modernizimet shkojnë në vendet e pasura. Për ne kjo me të vërtetë është barë, pasi na e stërngarkon sistemin social”, komentoi presidenti Radev.

Radev i ka propozuar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në diskutimet e veta të mendojë për format për një bashkëpunim shumë më të fuqishëm industrial dhe transferimin e teknologjive drejt atyre shteteve, të cilat blejnë, si Bullgaria.

“Ky ishte edhe propozimi im ndaj presidentit Tramp”, theksoi Radev, i cili foli para mediave pas pjesëmarrjes së tij në drekën e punës, në të cilën presidenti amerikan i kishte ftuar liderët e shteteve të Aleancës, gjithsej nëntë, të cilët i ndajnë nga dy për qind të BPV-së së tyre për mbrojtjen.

“Propozimi im ishte shumë konkret dhe i qartë – SHBA-ja ta stimulojë dhe të angazhohen për mbështetje shumë më të madhe për vendet të cilat shpenzojnë më shumë se dy për qind për mbrojtjen – për bashkëpunimin industrial dhe transferimin e teknologjive”, theksoi shefi i shtetit bullgar.