Gjatë uikendit Shkolla e Futbollit Saraj Gjenerata 2006 zhvilloi një ndeshje me FK Vardarin. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të shkëlqyer. Mysafirët kishin më shumë fat në fushë dhe mposhtën FC Sarajin me rezultat 0:2.
Por kjo nuk është e tëra, pas ndeshjes ekipi nikoqir shtroi një drekë për mysafirët në Restorant FONTANA, ku përveç futbollistëve morën pjesë edhe stafi si dhe prindërit që i shoqëronin lojtarët.
Kjo ishte një surprizë dhe befasi e këndshme për ekipin kundërshtarë të cilët në shenjë falënderimi u shprehën se kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t’i afruar mes vete sportistët dhe për të kontribuar në kultivimin e bashkëjetesës. Falënderim i veçantë për ideatorin e kësaj iniciative, zotin Muadin Ibishi.