Asambleja e Përgjithshme e Bashkësisë së Njësive Vetëqeverisëse Lokale – BNJVL, sot në Shkup do ta mbajë seancën e pestë në të cilën do të flitet për thellimin e procesit të decentralizimit dhe për buxhetin për vitin 2020.
Siç është paralajmëruar, kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov do të informojë se deri ku është realizimi i propozim-konceptit të ri të BNJVL-së për avancimin e sistemit të pushtetit lokal që shkon në tri drejtime: decentralizimi fiskal; zgjerimi i kompetencave të BNJVL-së dhe ndryshime në organizimin e pushtetit lokal. Qëndrimi i përgjithshëm i BNJVL-së, theksojnë, është angazhim i përbashkët për thellimin e procesit të decentralizimit të pushtetit në vend.
Delegatë në Asamblenë e Përgjithshme, që është trupi më i lartë i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, janë kryetarët e komunave dhe anëtarët e Komitetit të Këshillave pranë BNJVL-së.