Maqedonia e Veriut është e interesuar që sa më shpejtë që është e mundur Komisioni Evropian ta përgatisë dhe ta prezantojë para vendeve anëtare propozimin e tij për përmirësimin e procesit të anëtarësimit. Tha se vendi ka treguar nivel të lartë të pjekurisë dhe mençurisë dhe do ta vazhdojë angazhimin e përforcuar në drejtim të përmbushjes së reformave të BE-së.
Këtë e theksoi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në fjalimin e tij në sesionin plenar të titulluar “Ringjallje e perspektivës evropiane në Ballkanin Perëndimor”, në konferencën në Berlin “Dialogje ballkanike” në bashkëorganizim të Konferencës së Sigurisë së Munihut, Institutit Ist-Uest dhe Fondit të Beogradit për Përsosmëri Politike (FBPP).
Siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, Dimitrovi, theksoi se në ndërkohë, të mirëseardhura janë të gjitha mendimet me qëllim të mirë të cilat do të kontribuojnë për fillim më të shpejtë të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe të cilat do t’i bëjnë negociatat më mirë të strukturuara, më efikase, më korrekte, më thelbësore dhe më të besueshme. Shefi i diplomacisë potencoi se integrimi ekonomik në BE nuk mund të realizohet pa pjesën e saj politike, e as të ofrohet si zëvendësim i përkohshëm për anëtarësim të plotfuqishëm.
“Maqedonia e Veriut, përmes procesit të stabilizimit dhe asociimit, 15 vite po përgatitet për anëtarësim dhe ka arritur nivel të lartë të harmonizimit në shumë sfera të legjislacionit të BE-së. Duke pasur parasysh edhe hapat e guximshëm dhe historik në tejkalimin e çështjeve të ndjeshme bilaterale, vendi pa kurrfarë dilemash e meritoi fillimin e negociatave”, theksoi Dimitrovi.
Ai e theksoi rëndësinë dhe nevojën që anëtarët në Këshillin e BE-së pa anulim të arrijnë koncensus për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
“Perspektiva e qartë evropiane dhe qëllimi final për anëtarësim të plotfuqishëm duhet të konfirmohen padyshim me vepra konkrete, sepse e njëjta është me interes të përbashkët për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për BE-në. Pa atë perspektivë të qartë përpjekjet për zgjidhjen e kontesteve të tjera bilaterale me rëndësi në rajon do të mbeten të pakuptimta”, vlerësoi Dimitrovi.
Në kuadër të vizitës, shefi i diplomacisë kishte takime edhe me Uve Korsepius, këshilltarin për BE të kancelares gjermane Angela Merkel dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Tomas Osovski, i autorizuar për BE dhe Suzane Shuc, e autorizuar për Evropën Juglindore, drejtor i përgjithshëm nderi në Komisionin Evropian, i cili ishte një nga panelistët e konferencës.
Në takimet, mes tjerash ishin shkëmbyer edhe mendime për situatën në vend dhe rajoni pas rezultatit të Samitit Evropian, për propozimin francez për metodologji të re, hapat e ardhshëm në drejtim të arritjes së koncensusit për vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim dhe për konferencën për të ardhmen e delegacionit të RMV-së në takimin e liderëve në Londër dhe kënaqësinë e përbashkët të shprehur nga kompletimi i shpejtë i pritur i procesit të shumëpritur të integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, një nga qëllimet kryesore strategjike të vendit, që është me interes të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës, bëhet e ditur në kumtesë.