Aksidenti në Serbi, shkak shpejtësia e madhe në një rrugë në rikonstruktim

Një autobus nga Maqedonia e Veriut i cili po transportonte udhëtarë drejt Kopanikut është përmbysur në Serbi në rrugën Prokuplje-Bllacë. Në aksident janë lënduar dhjetëra persona, disa prej të cilëve kanë marrë lëndime më të rënda. Sipas informacioneve jozyrtare deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mos-respektimit të shpejtësisë në një rrugë e cila tashmë disa muaj është në fazën e rikonstruimit. Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se ambasada e Maqedonisë së Veriut në Serbi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e atjeshme.

Marketing


Ministria e Punëve të Jashtme

“Në aksident janë plagosur 26 persona, 18 prej të cilëve janë shtruar në spitalin e Bllacës, ndërsa 8 janë shtruar në spitalin e Prokupljes. Sipas informatave të para nga mjekët të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa një person në Prokuplje është në gjendje më të rendë. Tani për tani të gjithë janë në vetëdije por për çdo rast në spitalin e Prokupljes janë duke u kryer kontrollet e nevojshme për të përcaktuar gjendjen tek të lëndruarit”.

Në vendin e ngjarjet prokuroi publik kompetent ka kryer hetimet e nevojshme. Autobusi nga Maqedonia e Veriut ishte nisur drejt Kopaonikut, ndërsa udhëtarët në të ishin kryesisht nga Radovishi.