Vendosin Varane dhe Benzema, Reali mund Espanyolin

Real Madridi fitoi 2-0 me Espanyolin në “Santiago Bernaeu” në ndeshjen e parë të kësaj të shtunë në kuadër të javës së 16-të të La Ligas, duke u shkëputur në krye me tri pikë më shumë se Barcelona, që luan në mbrëmje në “Camp Nou” me Mallorca.

Marketing

Pa emra të tillë në formacion si Eden Hazard, Marcelo, Bale, Nacho e Lucas, takimi i zgjidh nga Rafael Varane dhe Karim Benzema.

Mbrojtësi francez u shërbye pikërisht nga bashkëkombësi i tij sulmues në minutën e 37-të, për të shënuar golin e epërsisë fillestare, ndërsa në fraksionin e dytë, 11 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Benzema realizoi edhe golin e sigurisë.

Që nga minuta e 83-të, Reali luajti me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Mendy me kartonin e dytë të verdhë. Gjithsesi, rezultati nuk ndryshoi më, me Realin që siguroi suksesin e 10-të në kampionat.