“Zhvatja”, Xhelili: Pranimi i fajit dëshmi që ka vepër penale

Fillimi i procesit gjyqësorë për lëndën më të zhurmshme në opinion “Zhvatja” dhe pranimi i fajit nga njëri prej të akuzuarve ,ndonëse veprimi ligjorë dëshmon se ekziston vepra penale për të cilën akuzohet.

Marketing

Kështu u shpreh eksperti juridik Fadil Xhelili sipas të cilit dënimet për të akuzuarit e tjerë do të jenë më të ashpra.
“Pranimi i fajit nga ana e të akuzuarit Kiçeec, dëshmon se megjithatë ka vepër penale për të cilën akuzohet pavarësisht se ligji për procedurë penale të akuzuarit i jep të drejtë që ta pranojë fajin, dhe me pranimin e fajit të merr një sanksion më të butë. Për dy të akuzuarit e tjerë procedura do të vazhdojë dhe me siguri sanksionet që do të shqiptohen ndaj 2 të tjerëve do të jenë më të ashpra gjegjësisht dënimet të jenë më të larta” – tha eksperti juridik, Fadil Xhelili.

Duke pasur parasysh se së fundmi dëshmitari në procesin gjyqësorë “Zhvatja”, Orce Kamçev dëshmoi se në këtë proces ka të përfshirë një gjykatës dhe avokat, edhe eksperti juridik Fadil Xhelili nuk përjashton mundësin për përfshirjen e personave të tjerë të involvuar në këtë rast ,që do të dëshmohet më tej në procedurë gjyqësore.

“Ekziston mundësia që nëse nga provat e shqyrtuara ka dhe persona tjerë të involvuar në një vepër penale, ekziston mundësia që të zgjerohet apo inicohet procedurë dhe ndaj atyre personave që aktualisht nuk janë të përfshirë. Këtu nuk bën përjashtim asnjë funksionar apo ndonjë person i autorizuar publik qoftë avokat apo dikush tjetër” – theksoi Xhelili.

Sipas Xhelilit ,nëse rasti merr epilogun e duhur gjyqësor mund të jetë një shkëndijë e optimizmit dhe kthimit besimit tek qytetarët e RMV se, më në fund diçka mund të funksionojë dhe të japin sinjal pozitiv tek faktori ndërkombëtar se gjërat do të fillojë të lëvizin në drejtim të sundimit të ligjit dhe drejtësisë.