Shuma marramendëse që fitoi Joshua pasi mposhti Ruizin

Anthony Joshua mbrëmë riktheu titujt e Botës që i kishte humbur gjatë muajit qershor.

Marketing

Boksieri britanik mposhti Ruizin në revanshin e zhvilluar në Jedah të Arabisë Saudite pas 12 rundesh.

Joshua fitoi rreth 59 milionë euro nga sfida, por shifrat mund të shkojnë deri në 118 duke i llogaritur edhe reklamat.
Një matematik e thjeshtë tregon se Joshua fitoi 54.629 euro për çdo sekondë që ishte në ring, 3.2 milionë për çdo minut dhe rreth 9.8 milionë për çdo rund.

Rekordin aktualisht me të ardhurat më të larta e mbanë Floyd Mayweather që kishte fituar 250 milionë euro nga meçi me Conor McGregorin në vitin 2017.