Lëvizja BESA dënon ashpër sjelljen huligane të Komitëve që ndodhi sonte në Shkup, ndaj disa shtetas të Republikës së Kosovës. Kërkojmë urgjentisht që MPB-ja të marrë masat konkrete dhe të dyshuarit të dërgohen aty ku e ka vendin.
Nëse edhe ky rast përfundon vetëm me vërejtje dhe marrjen në pyetje të huliganëve, atëherë do të konfirmohet qartë se kjo nuk është asgjë tjetër por vetëm një lojë e LSDM dhe BDI për të inskenuar raste të këtilla, me qëllim përçarjen e qytetarëve dhe përfitimin e pikëve politike me nacionalizëm, por gjithëmon duke pësuar shqiptarët.
Skenare të tilla kundër shqiptarëve, kanë ndodhur edhe gjatë qeverisjes VMRO-BDI dhe tani po përsëritet edhe në qeverisjen LSDM-BDI. Nëse ky pushtet nuk do e ndëshkoj këtë huliganizëm, atëherë kjo nënkupton që e mbështet atë. Përgjigjia më e mirë ndaj kësaj qeveria do të vijë me 12 prill.
Lëvizja BESA