Maqedonia e Veriut bojkoton nobelin për Peter Handke

Ministri i Jashtëm në detyrë Behgjet Pacolli, e ka falënderuar homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Nikolla Dimitrov, për bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së çmimit nobel për Peter Handke, i cili ka qenë përkrahës i Millosheviqit. Këtë Pacolli e ka bërë nëpërmjet Tuiterit. “Falemnderit Nikola Dimitrov për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimieve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Millosheviq kreu krime në Kosovë. Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por e ka përkrahur Millosheviqin”, ka shkruar Pacolli në Twitter. Para Maqedonisë Veriore,

Marketing

Shqipëria, Turqia e Kroacia kanë njoftuar se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Mbretit të Suedisë për pjesëmarrje në ceremoninë e Nobelit. Arsyeja e bojkotimit të këtij eventi, të gjitha këto shtete kanë deklaruar se është dhënia e çmimit Nobel për shkrimtarin Handke, i cili ka përkrahur politikat e liderit kriminel serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë viteve të 90-ta