Kreu i fondacioonit humanitar “Firdeus”, imami i njohur Elvis Naçi, tha se po pret që shteti t’i hapë “dritën jeshile” për të nisur ndërtimin e banesave për të pastrehët e tërmetit, e kjo pas mbledhjes afro 6 milion eurove. “Fondacioni “Firdeus” ka mbledhur 6 milion 370 mijë euro, synojmë të shkojmë drejt 10 milionë euro. Në kohën që do të marrim sinjalin e parë për të ndërtuar do të fillojmë. Për banorët e Thumanës e kemi mbledhur atë fond specifikisht, por nëse do të mbetet më tepër do të kalojë për të prekurit e tjerë.
Pasi të bëhet projekti i madh do duam të ndërhyjmë, për arsye se ka firma ndërtimi, si ato kosovare, që duan të japin kontributin e tyre. Ne si fondacion do të shkojmë për një lloj amaneti, do mundohemi që një amanet ti shkoj atyre që iu takon”, tha Naçi duke qenë sërish krah Ramës në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit. /tesheshi.com/