Për shkak të mjegullës, pasdite dukshmëri të zvogëluar ka në disa akse rrugore.
Sipas informatave të LAMM, në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit dukshmëria u zvogëlua prej 10 në 20 metra, në Strazhë prej 50 deri 80 metra, ndërsa në Gjavato, Pletvar dhe Presekë deri 100 metra.
Në rrugët e tjera në shtet komunikacioni po zhvillohet në disa vende nëpër rrugë të lagështa.