EVN shpërblehet për avancimin e të drejtave të njeriut në biznes

EVN Maqedoni është një ndër kompanitë e para fituese e çmimit për avancimin e të drejtave të njeriut në biznes. Ky çmim prestigjioz ndahet për herë të parë në vendin tonë. Çmimin e ndan asociacioni Konekt, si pjesë e projektit „Nxitje e parimeve për bizneset dhe të drejtat e njeriut“, në kuadër të manifestimit „Ditët e bizneseve me përgjegjësi“.
Këtë çmim EVN Maqedoni e fitoi për angazhimet dhe praktikat e kujdesit ndaj punonjësve, konsumatorëve, furnizuesve dhe mjedisit jetësor. EVN në kuadër të punës së saj të përditshme i bazon parimet e përgjegjësisë shoqërore, por edhe në mënyrë aktive punon me projekte për zhvillim të qëndrueshëm. Kompania për punonjësit ofron shumë volitshmëri, trajnime dhe mundësi për zhvillim të karrierës, ndërsa veçanërisht vëmendje i përkushtohet shëndetit dhe sigurisë në punë. Në vitin e kaluar u ndërtua qendra trajnuese në Makedonski Brod me sipërfaqe prej 3.000 m2, plotësisht e pajisur për ushtrime praktike dhe interaktive për mbi 1.000 punonjës. Projektet për „arsimim dual“, „Gratë në industri“ dhe „Me fëmijët në punë“ vendosin theks të veçantë në rritjen e përfshirjes së grave në biznes. Kujdesi ndaj konsumatorëve është investim afatgjatë. Përparimi i vazhdueshëm i shërbimeve me implementimin e zgjidhjeve dixhitale dhe kontak qendra në dispozicion 24/7, janë pjesë e këtyre përpjekjeve. Projekti për afirmim dhe nxitje të elektromobilitetit është projekti i fundit në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor. EVN ndërtoi rrjet kombëtar për mbushje të makinave elektrike me anë të 40 stacioneve të mbushjes në 17 qytete. Më tej, aktivitetet tona të vazhdueshme për mbrojtje të biodiversitetit dhe menaxhim të përgjegjshëm me mbeturinat dhe materitet e rrezikshme, janë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë.
Ky çmim përfaqëson nxitje për investim të mëtejshëm në fushën e avancimit të të drejtave të njeriut në biznes. EVN Maqedoni do të vazhdojë me realizim të projekteve që e përmirësojnë cilësinë e jetesës.

Marketing