Kylian Mbappe refuzon rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2020.
Sulmues kampion bote me Francën në Rusi 2018-të, i është përgjigjur negativisht propozimit të klubit parizien për të zgjatur edhe me disa vite të tjera bashkëpunimin mes tyre.
Lajmi raportohet nga gazeta spanjolle As dhe vjen si një rrufe në qiell të hapur për tifozët e Paris Saint Germain.
Tashmë 20-vjeçari është kthyer në një çështje te PSG, madje siç ka deklaruar edhe trajneri Thomas Tuchel të martën në konferencë për shtyp, ai ka zëvendësuar Mbappen në sfidat ndaj Nantes dhe Montpellier pasi nuk është shfaqur në formën e tij optimale.
Drejtori sportiv Leonardo i ka ofruar një kontratë të re 20-vjeçarit deri në vitin 2025, por ai ka vendosur të mos rinovojë më.