Ed Sheeran është emëruar ”Artisti i Dekadës” në Mbretërinë e Bashkuar.
Sheeran arriti sukses në listën e Company Official Charts, pas një ekzekutimi të kombinuar të 12 këngëve dhe albumeve midis 2010 dhe 2019 – më shumë se çdo artist tjetër.
”Shape Of You” ishte hiti më i madh i viteve 2010, duke kaluar 14 javë në numrin një dhe duke shitur më shumë se 4.5 milion kopje.
Sheeran falënderoi ndjekësit e tij për suksesin.
“Faleminderit për të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë 10 viteve të fundit, veçanërisht tifozët e mi të mahnitshëm”.