Mijallkov tregon nëse ka dhënë të holla për “Imperia”

Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov nuk deshi të komentoj lidhshmërinë e tij me rastin “Reket”, i cili rast në mënyrë indirekte ka të bëj me procedurën për rastin tjetër gjyqësor “Imperia”, ku mes të akuzuarve përveç biznesmenit Orce Kamçev ishte edhe ai.

Marketing

Mijallkov gjatë hyrjes në Gjykatë për rastin “Target-Fortesa” i pyetur nga gazetari i Alsat nëse ka dhënë të holla për “Imperia”? shkurt u përgjigj:

Pyetja: Keni dhënë gjë të holla për “Imperia”?
“Nuk kam kurrfarë lidhje më atë”, u përgjigj shkurt Mijallkov.

Ndryshe emri i Shasho Mijallkov është përmendur edhe nga dëshmitarët në rastin “Reket”, por përmendet edhe në përgjimet e r eja të cilat janë publikuar në youtube me pseudonimin “U6eBig”.