Republika e Maqedonisë së Veriut është një nga vendet që e konsideron turizmin si një sektor ekonomik prioritar falë burimeve të saj natyrore dhe trashëgimisë kulturore dhe historike, që tërheqin shumë turistë vendas dhe të huaj. Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë veçmë kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh që e bëjnë vendin gjithnjë e më të dukshëm në hartën turistike si destinacion. Shifrat tregojnë se numri i turistëve të huaj po rritet vazhdimisht, dhe vetëm në tetë muajt e parë fluksi i valutës nga turizmi është rritur me 16%. Vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar ofertën turistike të vendit dhe për të promovuar Maqedoninë e Veriut si destinacion turistik.