Mer fund epidemia e fruthit

Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka konstatuar se janë përmbushur kushtet epidemiologjike për shfuqizimin e epidemisë së fruthit në të gjithë vendin, me çka përfundojnë masat shtesë për kontrolle të epidemisë të propozuara nga Komisioni. Ky përfundim arrihet 45 ditë pas rastit të fundit të raportuar me fruth.

Marketing

Sipas përfundimeve të arritura nga Komisioni, në rrjedh është informimi i të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në vend për shfuqizimin e epidemisë së fruthit në nivelin kombëtar.
Komisioni rekomandon që të mbahet niveli i lartë i përfshirjes me vaksina MRP (mbi 95 përqind) për të parandaluar shpërthimet e ardhshme.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, gjithsej 44.497 persona nën moshën 14 vjeç janë vaksinuar gjatë epidemisë, ndërsa një shtesë prej 6.305 doza të vaksinës u dhanë personave mbi moshën 14 vjeç, nga të cilat më shumë se 60% për të punësuarit në shtëpitë shëndetësore, studentë të mjekësisë, stomatologjisë dhe farmacisë, kursantë dhe gjimnazistë.