Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Forumin ndërkombëtar të Sportit dhe Paqes, që është duke u mbajtur në Monako.
Para shumë liderëve botërore dhe përfaqësuesve shtetëror dhe të federatave sportive, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se sporti arriti të bashkojë popujt.
Në profilin e tij në Twitter, ai ka shkruar se të rejat dhe të rinjtë na bënë krenar me performancën e tyre, duke e ngritur flamurin në çdo cep të botës, përfshirë edhe në Olimpiadë dhe Evropianin 2020.
“Këtë vit përfaqësuesja e Kosovës në futboll na dhurojë shumë gëzime dhe fitore. Është e pandalshme!”, ka shkruar Thaçi.