Ndeshja e javës së 10-të në elitën e futsalit vendor kundër ekipit të Astibos në Shtip nuk priti fundin e saj. Në momentet kur Futsal Shkupi po avanconte me rezultatin 3:2, tifozët vendas “Falanga” në fillimin e pjesës së dytë ndezën flakadane, duke pamundësuar zhvillimin e ndeshjes.
Për më tepër njëri prej tifozëve zbriti poshtë në palestër, duke i prirë ndezjes së flakadaneve, ndërsa i njëjti sulmoi në mënyrë verbale lojtarët dhe kryesinë tonë, gjë kjo që shtyu arbitrët e këtij takimi për të ndërprerë takimin.
Tashmë për epilogun përfundimtarë pritet të vendos komisioni i garave në futsal pranë Federatës së Futbollit në vend.
Me shumë gjasa ekipi ynë do të marrë fitore 2:0 në tavolinë, ndërsa ekziston mundësia që të zhvillohet vetëm pjesa e dytë, mirëpo kësaj radhe pa praninë e publikut vendas.
Ndryshe sa i përket ndeshjes, vlen të theksohet se edhe përkundër presionit të vazhdueshëm nga ana e tifozëve vendas, që në disa raste lëshonin edhe fyerje në baza nacionale, lojtarët tanë si luana të vërtetë dhanë më të mirën në parket, duke shënuar 3 gola në rrjetën e vendasve.
Falë golave të shënuar nga Aleksandar Gligorov dhe Ferid Agushi, Futsal Shkupi avansoi me rezultatin 2:0, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë, Ismet Ceka bëri që skuadra jonë në pushim të shkojë me epërsi minimale 2:3.