“Ndryshimi i modelit zgjedhor nga 6 në 1 njësi zgjedhore është katastrofal për shqiptarët në përgjithësi, sepse humbasin mesatarisht deri në 10 mandate të shqiptarëve në zgjedhje parlamentare.
Kjo është përpjekje për ta defaktorizuar shqiptarin dhe për ta bërë të parëndësishëm parimin e Badinterit si shumicë e dyfishtë që parandalon margjinalizimin dhe mbivotimin në Kuvend.
Me 1 njësi zgjedhore, BDI fiton në mënyrë absolute tek shqiptarët, por humbet kombi shqiptar në Maqedoni sepse digjen mandatet, prandaj, ne jemi të prirë që të mos humbasin shqiptarët dhe me keqardhje shoh edhe ca kolegë të partive tjera që e mbështesin këtë nismë për defaktorizim politik të shqiptarëve, por ne do i dalim zot edhe vet.” – thotë Grubi