Glauk Konjufca nga Vetëvendosja pas takimit me LDK-në ka thënë se janë marrë vesh që takimet të shpeshtohen mes dy subjekteve në tentimin për arritjen e koalicion qeverisës.
Ai tha se i radhës do të jetë nesër dhe se ka afri mes tyre, njofton Klan Kosova.
“Ishte një takim i rëndësishëm mes VV-së dhe LDK-së për arsye se i kemi shtruar të gjitha opsionet e mundshme duke shtruar plot mënyra të zgjidhjes prej pozicioneve tona. Jemi marrë vesh që takimet të jenë më të shpeshta në të ardhmen. Nesër sërish do të ketë takim dhe do t’i vazhdojmë ku i lamë sonte”.
Konjufca tha se shtyrja e datës për senacën konstituive të Kuvendit nga 24 në 26 dhjetor është e dyshimtë dhe është bërë pa biseduar me këto dy subjekte.
“Nëse nuk do të afroheshin pozicionet tona nuk do të kishte edhe takime të tjera. Ka gatishmëri prej të dyja palëve që marrëveshja të arrihet dhe kjo do të bëhet para datës që e caktoi presidenti Hashim Thaçi”.
“Ne jemi të pakënaqur me ndërrimin e kësaj date sepse ai s’ka dhënë asnjë shpjegim pse e ka ndërruar. Ai nuk ka biseduar me partinë e parë fituese dhe të dytën që do të qeverisin. Kemi dyshimet tona se si është ndërruar kjo datë dhe është mirë që presidenti t’i tregojë emrat e partive me të cilat ka biseduar”.
Pavarësisht kësaj Konjufca tha se është i bindur që marrëveshja do të arrihet para 26 nëntorit kur do të jetë edhe mbledhja e parë e Kuvendit të ri.
Ndërkaq, sa i përket postit të presidentit Konjufca tha se VV dhe LDK kanë folur për shumë pika dhe për shumë të tjera do të bisedojnë edhe në të ardhmen.
“Kemi folur për shumë pika sot, por nuk mund të përgjigjem drejtpërdrejt për postin e presidentit. Takimi i nesërm do t’i sqarojë edhe pikat e tjera