Virusi i Ebolës po përhapet me shpejtësi në Kongo

Rastet me virusit vdekjeprurës Ebola janë rritur në Republikën Demokratike të Kongos.Punonjësit e kujdesit shëndetësor mbeten kryesisht larg nga vendet ku gjenden njerëzit e sëmurë, pasi militantët sulmuan kampin e tyre, tha të premten, Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).

Marketing

Njëzet e shtatë raste të Ebola-s u konfirmuan në provincat Kivu Veriore dhe Ituri.

Ebola është sëmundje shumë ngjitëse dhe përhapet përmes lëngjeve trupore.

Dy javë më parë, militantët në lindje të Kongo-s, vranë katër njerëz dhe plagosën disa të tjerë, në dy qendra të reagimit ndaj të infektuarve.

“Pasiguria është një nga sfidat kryesore me të cilat po përballemi sepse ajo na pengon të kemi qasje në komunitetet për t’i mbrojtur ata kundër Ebola-s”, tha Michel Yao, zyrtarë i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Megjithatë ai tha se punëtorët shëndetësore do të udhëtojnë përmes një helikopteri deri në zonat ku gjenden personat e infektuar.

Në bazë të të dhënave të OBSH-së, që nga shpallja e epidemisë së Ebolës, në gusht të vitit 2018, janë identifikuar 3.340 raste ndërkaq 2.210 persona kanë vdekur.