Duket sikur ka dalë nga një film i James Bond, por koncepti mund edhe të tregojë se e ardhmja e superjahteve është edhe nënujore. I ëndërruar nga arkitektja italiane Elena Nappi, mjeti hibrid mund të lundrojë në sipërfaqen e detit dhe mund të zhytet nën ujë.
I njohur si Carapace, ai zhytet në një thellësi prej 300 metrash dhe të qëndrojë deri në 10 ditë, duke ofruar pamje të mahnitshme të jetës marine.
Nappi, që doli me konceptin inovativ pas vitesh kërkime dhe eksperimentime detare, thotë se ai përfaqëson një klasë të re super-jahtesh, duke mbedhur bashkë komoditetin e jahteve luksoze dhe privatësinë e zhytjes.
“Bota e nëndetëseve luksoze është një nga frontet e fundit në fushën e eksperimentimit dhe ndoshta hibridi do të jetë gjuha e të ardhmes”, thotë Nappi.
Shumë shpesh, vijon ajo, pronarët e jahteve kërkojnë zgjidhje origjinale në mënyrë që tu ofrojnë miqve dhe familjeve dicka speciale dhe sigurisht që një udhëtim nën det, i këtij lloji, është dicka e paprecedenttë në tregun e super jahteve. Carapace ka një motor dizel dhe elektrik dhe një superstrukturë të lehtë alumini 80 metra të gjatë. Ai mund të ketë tre kuverta, me kabina VIP, spa, bar etj. Por kushdo që do të donte të shtinte në dorë këtë super jaht, duhet të presë. Për momentin, Carapace është një koncept dhe nappi parashikon që do të duhet ende kohë deri sa ai të zbresë në det.